Ja dallimi sa paguhet rryma në Zvicër dhe sa rrjepen qytetarët në Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të zhyten më thellë nga çmimet astronomike të rrymës dhe kjo i rëndon akoma më shumë ekonomitë familjare të tyre edhe ashtu në kolaps. Proporcionalisht me pagat që marrin , faturat e rrymës janë kaq të papërballueshme në ndërkohë që në shtete tjera ku pagat janë shumë më të larta është një dallim thelbësorë në këto çmime.Rregullatori matës është i pakapshëm për logjikën e konsumatorëve në Maqedoni që tmerron në fund të muajit kur marrin ti shikojnë faturat e rrymës.

Vetëm në Zvicër faturat e rrymës janë diametralisht të kundërta me pagat që arrijnë gati në 5 mijë franga në muaj ndërsa në Maqedoni me një pagë mujore mesatare prej 250 euro është një dallim tepër i skajshëm nga ketu .Kohëve të fundit një pjesë e qytetarëve të revoltuar nisën në Tetovë protestat e tyre po për të njëjtat arsye .Ka familje që faturat u vijnë mbi 500 euro te paperballueshme dot .StrugaLajmStrugaLajm

Faktiditor përmes një shembulli të një fature që paguan një familje gjashtë anëtarëshe në Winterthur të ZVicrës , e ilustron dallimin e skajshëm se sa vjen atje një faturë për tre muaj dhe sa janë ato këtu për një muaj.
Për tre muaj një familje gjashtë anëtarëshe atje paguan 193 franga , ndërsa aty përshihen edhe çmimet e mbeturinave , tatimi i vlerës së shtuar , ndriçimi i rrugëve dhe pastrimi i ujërave të zeza.Logjikisht t’a marrësh po t’i ndash këto del se rryma atje paguhet shumëfish më pak se sa këtu.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...