Ja drejtorët shqiptar të shkarkuar nga Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë me gazetarët në Qeveri ka shpalosur listën e emrave të funksionarëve të shkarkuar nga postet e drejtorëve, kryetarët dhe anëtarët e bordeve si dhe funksionarë të tjerë. Kjo masë vjen pas ndërrimit të ministrave. Ja konferenca e plotë ku shpalosen emrat:

Gjatë pres konferencës, Kryeministri potencoi disa emra cilët janë shkarkuar nga funksionet e tyre. Ato janë drejtorët e MEPSO dhe ELEM, Sasho Vasilevski dhe Dragan Minovski, drejtori i Arkivit Shtetëror Kirill Petrov, drejtori i Agjencisë për barna, Qahil Ibraimi, drejtoresha e Teatrit të Dramës, Viktoria Rangellova, Vullnet Ademi drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, drejtori i Rrugët e Maqedonisë Gajur Kadriu, drejtori i Shtëpisë Shëndetësore Shkup, Zllate Memedoviq ,Bardhyl Nasufin nga Byroja për Furnizime Publike si dhe drejtorët Hasip Hyseini, Irfan Asanin.
StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...