Ja emri që e kanë pranuar edhe Greqia edhe Maqedonia

Abdulla Mehmeti

TERMI „MAQEDONIA E EPËRME“, HAP DREJTË NDRYSHIMIT TË KUFIVE NË BALLKAN

Emërtimi i shtetit si „Maqedonia e Epërme“ nënkupton nevojën për bashkimin e saj të natyrshëm, në të ardhmen, me pjesën tjetër „Maqedoniа e Poshtme“, me kryeqytet Selanikun.
Nëse faktori ndërkombëtar ia imponon shtetit të sotëm të Maqedonisë si zgjidhje emrin „Maqedonia e Epërme“, me këtë e rikthen çështjen e mbyllur maqedonase në agjendën ndërkombëtare për t’i përmirësuar gabimet historike të së kaluarës, me krijimin e shtetit të Maqedonisë në kohë të gabuar (1944) dhe në territor të gabuar (me pjesën më e madhe të territorit të këtij shteti në trojet etnike shqiptare të pushtuara nga shtetet fqinje, nga viti 1913).StrugaLajmStrugaLajm

***
Pjesë nga Memorandumi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali, që u dërgoi ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Londrës, në janar 1913, për mbrojtjen e kufive natyrorë të tokave shqiptare:
„Populli shqiptar kërkon që ti kthehen kufijtë e tij të natyrshëm dhe të domosdoshëm, si arsye e kushteve etnike dhe si banorë të parë të këtyre tokave. Për këtë, ai është i bindur se falë dashamirësisë vigjilente të Fuqive të Mëdha do të merren hapa për të siguruar që këto parime të respektohen në mënyrë rigoroze.
Tokat që ne pretendojmë nisen nga kufijtë e sotëm të Malit të Zi dhe përfshijnë në mënyrë të veçantë rrethinat përkatëse të qyteteve të Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Manastirit deri në Mesovë (afër Janinës), dhe nga Mesova deri në Prevezë.“StrugaLajm

(22.3.2018)

In : Aktuale

Loading...
loading...