Ja intelektualët strugan që themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës

Janë emra të njohur të intelektualëve shqiptarë me origjinë nga Maqedonia që janë pjesë e themelimit të
Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që atëkohë njihej si një lëvizje politike
që në fillim trajtonte dhe artikulonte kërkesat e shqiptarëve jashtë Kosovës,
gjegjësisht në trevat e tjera të Ish-Jugosllavisë.
Po behen pothuajse 30 vjet që nga themelimi i saj, ndërsa nismëtarë ishin shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ali Aliu, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa. Në këtë nismë menjëherë u përfshinë edhe Ibrahim Rugova, Ramiz Kelmendi dhe emra të tjerë të plejadës intelektuale të asaj kohe, ku shumica që dominonte ishin shkrimtarë dhe gazetarë.
Por kush ishin shqiptarët nga
Maqedonia që ishin pjesë e kësaj lëvizje. Janë emra të njohur, por ata që dominuan janë intelektualë struganë, por edhe nga Tetova.
Në Kuvendin themelues të
Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbajtur më 23 dhjetor 1989 janë emrat e intelektualëve nga Maqedonia që jetonin dhe vepronin në Kosovë siç janë emrat:
Ali Aliu, Ajri Begu, Murat Isaku, Agni Dika, Arbën Xhaferi, Zaim Istrefi, Kadri
Zhuta, Sadi Bexheti, Mixhait Pollozhani, Jusuf Rexhepi, etj. Përveç shqiptarëve nga Maqedonia, pjesë e
themelimit të LDK janë edhe intelektualët e njohur nga Lugina e Preshevës.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...