Ja ku ka rënë 1,5m dëborë në Maqedoni (Foto)

Nga të reshurat e borës, fshati Brezë i malësisë së Shkupit mbetet i bllokuar prej disa ditësh. Përmes këtyre fotografive të dërguara në redaksinë tonë, banorët e fshatit thonë se pesë familje kanë mbetur të ngujuara dhe bëjnë thirrje për ndihmë. Disa nga ta janë të sëmurë dhe shërbimet mjekësore i kanë të domosdoshme. Sipas tyre autoritetet nuk iu kanë shkuar me ekskavatorë në ndihmë dhe kanë filluar vetë me lopata të hapin rrugën. Trashësia e borës ka arritur deri në 1,5 m në një segment të rrugës prej 2 km nga hyrje-dalja e fshatit Brezë.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...