Ja ku ka rënë më shumë dëborë Maqedoni

Shtresë më të madhe të dëborës prej 24 centimetra në mëngjesin e sotëm është matur në Hanet e Mavrovës.

Sipas kumtesës së DPHM-së, vijojnë Kodra e Diellit dhe Pozharan me nëntë centimetra, tetë në Gjurishtë, shtatë në Llazaropole, dy në Pretor dhe Topollçan dhe një centimetër në Berovë.StrugaLajmStrugaLajm

Në fushëgropa në pjesën më të madhe të ditës do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të dobëta. Në pjesët e tjera do të mbizotërojë mot me diell me mjegull deri në vranësira mesatare. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej tre deri në 11 gradë. Në Shkup me temperaturë ditore deri në pesë gradë Celsius.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...