Ja ku ra më shumë dëborë në Maqedoni

Trashësi më e lartë e borës prej 71 centimetrave këtë mëngjes është matur në Mavrovë, ndërsa më shumë shi për metër katror kanë reshur në Ohër.

Siç njofton DPHM, në orën tetë në mëngjesit janë matur 51 centimetra borë Lazaropole, 48 në Pozharan, 46 në Krushevë, 17 në Tetovë, 16 në Gjurishtë, 15 në Ohër, 7 Pretor, 4 Dibër, 2 Kriva Pallankë dhe një centimetër në Berovë.StrugaLajmStrugaLajm

Në 24 orët e fundit më pak sasi të reshjeve të shiut janë matur në Strumicë në tre metër katror, pasojnë Shtipi me gjashtë, Vinica, Demir Kapia dhe Berova me shtatë, Manastiri tetë, Topollçani, 11 Dojrani, 12 Prilepi, 13 Kriva Pallanka, 18 Shkupi, 19 Gjuriste, 20 Gjevglelia, 26 Pretori, 27 Tetova, 28 Krusheva, 30 Lazaropole, 42 Dibra dhe Pozharani 44.StrugaLajm

Këtë mëngjes në Maqedoni mbizotëron mot me vranësira të ndryshueshme në male dhe në disa vende më të larta ka reshje të dobëta të shiut lokal. Fryn erë mesatare, ndërsa në disa vende edhe erë e përforcuar veriore kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, në rajonin e Strumicës shpejtësia e erës arrin deri në 60 km/orë.

In : Aktuale

Loading...
loading...