Ja ku ta kontrolloni a keni fituar kartelë pagesore ( vaucher )

Linku për kontroll është në fund të lajmit

Secili qytetar prej sot mund të kontrollojë nëse është shfrytëzues i kartelës pagesore vendore. Listat e shfrytëzuesve në përputhje me kriteret e përkufizuara me dekretin e Qeverisë janë përpiluar edhe lista përfundimtare është publikuar në ueb-faqen kupuvamdomasno.gov.mk, ndërsa tashmë janë duke u shtypur edhe kartelat e para dhe së shpejti do të fillojnë t’u jepen shfrytëzuesve.

Këtë e njoftoi sot në konferencën për media ministrja e Financave Nina Angellovska, e cila shtoi se bankat do të fillojnë t’i japin kartelat nga fundi i kësaj jave, ndërsa të gjitha kartelat do të duhet të jepen më së voni deri më 18 korrik dhe të shfrytëzohen deri më 15 gusht.

– Janë regjistruar gjithsej 324.479 shfrytëzues në listën e Kartelës pagesore vendore dhe në përputhje me këtë masa do të kushtojë 28 milionë euro, gjegjësisht më saktësisht 27,8 milionë euro. Me këto mjete do të mbështeten kategori të targetuara të qytetarëve, do të nxitet konsumi i produkteve dhe shërbimeve vendore dhe përmes injektimit të 28 milionë eurove do të nxitet aktiviteti ekonomik. Kjo do të kontribuojë në revitalizimin e ekonomisë maqedonase në kushte të Kovid-19, theksoi ministrja Angellovska.

Sipas saj, me shfrytëzimin e kartelave për një periudhë të shkurtër kohore do të injektohen një shumë e lartë e mjeteve në tregtinë me pakicë dhe veprimtarinë shërbyese.

Shfrytëzuesit do të marrin mbështetjen financiare thjeshtë dhe pa procedura për aplikim.

– Do të marrin kartelë pagesore vendore të dallueshme me sloganin “Blej VENDORE” që do ta lëshojnë bankat, në të cilën do të gjenden mjetet dhe që do të mund ta shfrytëzojnë. Lista e qytetarëve të cilëve u takon mbështetja financiare është publikuar në faqen kupuvamdomasno.gov.mk. Me shënimin e NVAQ-së secili qytetar do të mund ta kontrollojë shumë që i takon dhe të marrë informacion për bankës lëshuese që do t’ia japë kartelën. Bankat do ta dërgojnë kartelën deri në adresën e shfrytëzuesit të mbështetjes financiare, ose personi do të mund ta marrë atë në bankë. Bankat këtë informacion do ta publikojnë në ueb-faqen e tyre dhe do të kontaktojnë në opinion, sqaroi Angellovska.

Shfrytëzuesit e kartelës pagesore vendore janë katër kategori të qytetarëve. Kategoria e parë janë qytetarët me të ardhura të ulëta, gjegjësisht pranues të ndihmës sociale dhe të papunë të evidentuar si kërkues aktiv të punës në Agjencisë e Punësimit deri më 22 maj të vitit 2020, që kanë realizuar neto të ardhura deri 180.000 denarë në vitin 2019 dhe neto të ardhurav deri 60.000 denarë në periudhën janar-prill 2020 në përputhje me evidencën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Në këtë kategori 115.927 persona njëtrajtshëm do të marrin 9.000 denarë në kartelën pagesore.

Më pas të punësuarit me të ardhura të ulëta të cilët janë 117.144 persona dhe ata do të marrin 3.000 denarë njëtrajtshëm. Këta janë personat që janë në marrëdhënie pune dhe të cilët për periudhën janar-prill 2020 kanë realizuar të ardhura vetëm në bazë të pagës dhe kompensimeve të pagës në neto-shumë jo më të madhe se 60.000 denarë në nivel të orarit të plotë të punës, sipas evidencës së DAP-it. Ata do të marrin edhe vauçer për turizëm vendor prej 6.000 denarëve përmes masës për forcimin e turizmit vendor të Ministrisë së Ekonomisë.

Kartelë vendore marrin persona të rinj numri i të cilëve arrin 87.014 të cilët do të marrin njëtrajtshëm 3.000 denarë. Bëhet fjalë për persona me 16 vite të mbushura dhe jo më të vjetër se 29 vjeç deri më 22 maj të vitit 2020, pjesëmarrës aktiv në arsimin formal shtetëror të mesëm dhe arsim të lartë deri në diplomim.

Kartelë vendore do të marrin edhe 4394 punëtorë shëndetësorë të angazhuar në përballjen me Kovid-19, të cilët do të marrin 40 për qind të pagës së fundit themelore neto. Bëhet fjalë për të punësuar në EPSH, Klinikën e sëmundjeve infektive, Institutin e Shëndetit Publik, Qendra e Shëndetit Publik, Ndihmë emergjente, Reparte infektive dhe të punësuar në reparte të tjera të angazhuar për testime, diagnostikime dhe shërim të qytetarëve të sëmurë nga Kovid-19.

Ministrja bëri të ditur se lëshues të Kartelës pagesore vendore janë NLB Tutunska Banka, Stopanska Banka-Shkup, Banka Komerciale, Halk Banka, Shparkase Banka. Ohridska Banka, UNI Banka, Banka Qendrore Kooperative dhe Silk Roud Banka, gjegjësisht ato banka që shprehën interes për pjesëmarrje.

Qytetarët të cilët kanë një llogari të transaksionit te banka që lëshon kartelën e marrin nga ajo bankë. Qytetarët që kanë dy llogari të transaksionit, kartelën e marrin nga banka përmes të cilës marrin pagë ose ndihmë sociale. Nga ana tjetër, ata qytetarë që kanë llogari të transaksionit në bankë që nuk është pjesë e projektit dhe qytetarët të cilët nuk kanë llogari të transaksionit janë të shpërndarë te njëra prej bankave sipas parimit të shpërndarjes korrekte.

Bankat në faqet e tyre të internetit do të publikojnë procedurën për komunikim me klientët dhe mënyrën e dorëzimit të tyre të kartelave, gjegjësisht nëse personi është klient ekzistues i bankës do të marrë sms porosi kur do të jetë kartela gati dhe si do të merret, e nëse personi është shfrytëzues i ndihmës financiare dhe nuk ka llogari në bankën në të cilën është sistemuar, banka do ta kontaktojë dhe do ta informojë për mënyrën e lëshimit dhe dërgimit të kartelës. Për shfrytëzuesit do të jenë të kapshme edhe koll-qendra.

Kartelën, banka do ta dërgojë deri te adresa e qytetarit ose do të mund të merret në bankë.

Më së shumti, nga 100000 kartela ka në NLB Banka dhe Stopanska banka. NLB banka do t’i dërgojë në adresë të shtëpisë, por ka edhe opsion që të merren në ekspozitura. Stopanska banka dhe të tjerat do t’i shpërndajnë përmes ekspoziturave.

Është me rëndësi, shprehet ministrja, të përkujtohet se qytetarët nuk do të ketë nevojë të shkojnë në bankë për të pyetur se kur do t’u jetë gati kartela. Secila bankë këto informacione do t’i shpallë në ueb-faqet e tyre, në të cilat do të mund të bëhet kontrolli se ku dhe kur do ta marrin kartelën varësisht nga vendbanimi.

Kartela do të përdoret për blerjen e produkteve dhe shërbimeve maqedonase në restorante, kafene, dërgesë të shpejtë, hotele, pushimore, kapacitete akomodimi, agjenci turistike, tregti me pakicë, shitore për ushqim dhe pije, tregje të gjelbra, barnatore dhe sallone ondulomi dhe sallone bukurie.

Shitoret do të duhet të sigurojnë gondolë-rafte të shënuara me shenjën “BLEJ VENDORE” (“КУПУВАM ДОМАШНО”). Me kartelën mund të paguhen produkte dhe shërbime maqedonase në lokalitete fizike dhe onlajn të subjekteve afariste të cilët ushtrojnë veprimtari të caktuara, por nuk mund të nxirret kesh nga bankomati, të paguhet jashtë vendit, të transferohen mjete drejt llogarive të tjera.

Kartela do të jetë e lidhur me llogari të dedikuar, ndërsa për të njëjtën qytetarët nuk do të kenë kurrfarë shpenzimesh, gjegjësisht nuk do të paguajnë kompensime për lëshim, udhëheqje, menaxhim deri në fund të vitit 2020, anëtarësi në vitin e parë dhe nuk do të paguajnë për mbylljen e llogarisë dhe kartelës me kërkesë të personit shfrytëzues.

Ministrja porositi se pa dallim nëse posedon kartelë pagesore vendore, kur shkojnë të blejnë për nevojat e përditshme të blejnë sipas parimit “Blej vendore”.

Kartela pagesore vendore është pjesë e setit të tretë të masave ekonomike që kanë për qëllim jetësimin e ekonomisë në fazën e rihapjes graduale të saj.

Shënim: Faqja për shkak të mbingarkesë mund mos hapet për momentin por ju provoni përsëri pas disa minutash.

Kliko: kupuvamdomasno.gov.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...