Ja kur do jetë kulmi i koronavirusit në Maqedoni sipas kompetentëve

Tani për tani parashikimet e kompetentëve mbesin se kulmi i virusit do të jetë nga fundi i prillit dhe se numri i të sëmurëve do të arrijë deri në rreth 2.000 persona. Megjithatë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron analizë të hollësishme për pritjet dhe për intervalin kohor kur dhe çka mund të pritet.

Analiza, siç theksoi Filipçe, do të ishte e gatshme gjatë fundjavës apo në fillim të javës së ardhshme.

“Planifikojmë analizë të hollësishme të cilën duam ta ndajmë me opinionin gjatë fundjavës apo në fillim të javës së ardhshme. Do të ishin të pranishëm edhe ekspertë mnga fusha e epidemiologjisë, ndërkaq do t’i referohet pritjeve dhe intervalit kohor se kur dhe çka mund të presim. Parimisht, analizat dhe të dhënat e tanishme tregojnë se mbetemi në parashikimin e njejtë”, theksoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse mbeten në parashikimin e 2.000 të sëmurëve dhe kulmin nga fundi i prillit.StrugaLajmStrugaLajm

Në Veles, ku tashmë janë konfirmuar tre raste, Filipçe paralajmëroi përforcim të shërbimit epidemiologjik me një apo dy epidemiologë të cilët do të dërgohen gjatë ditës së nesërme, ndërsa javën e ardhshme edhe ekipi mobil.StrugaLajm

Për ata nga ky qytet të cilët ishin në kontakt me të infektuarit, Filipçe  bën thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos kontaktojnë me të tjerët.

“Për të gjithë vlen thirrja e përgjithshme për vetëizolim shtëpiak, posaçërisht për ata njerëz të cilët e kanë ditur se kanë qenë në kontakt. Për ata është hapur edhe koll qendra. Më me rëndësi është të qëndrojnë në shtëpi madje edhe sikur të kenë dyshimin më të vogël lidhur me atë se kanë kontaktuar me pacientë të cilët tani janë të diagnostifikuar. Në bazë të  të dhënave fillestare, do të bëhet kontroll se sa është numri i atyre njerëzve, duke e pasur parasysh kohën e kontaktit, nëse do të indikohet test apo do të priten 14 ditë”, tha Filipçe

In : Aktuale

Loading...
loading...