Ja kur do ndërrohet ora dimërore në verore!

E

Në vikendin e fundit të muajit mars, do të bëhet zhvendosja e akrepave të orës për një orë para, gjegjësisht nga ora 2 në 3, dhe fillon llogaritja verore e kohës.

Llogaritja e tillë e kohës do të zgjasë deri në javën e fundit të tetorit, gjegjësisht më 28 tetor në ora tre të mëngjesit, kur akrepat e orës do të zhvendosen për një orë prapa.

Kalimi nga llogaritja dimërore në atë verore të kohës është vendosur me arsyetimin se “vazhdon” dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet prodhimtaria e fuqisë së punës, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Ndryshimi i llogaritjes së orës për herë të parë ka filluar në vitin 1916 në shtetet e Evropës veriore, kurse sot praktikën e njejtë e përdorin 70 vende në Botë. Në Maqedoni llogaritja verore e kohës për herë të parë është vendosur më 27 mars të vitit 1983.

Shtetet evropiane tani më po bëhen gati për anulimin e kësaj praktike nga viti i ardhshëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...