Ja kur duhet t’i hap Maqedonia kufijtë sipas Venko Filipçes

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka theksuar për TV24 se nga mesi i qershorit do të mund të hapen kufijt. Ai tha se vendimi do të jetë konform edhe rekomandimeve që i ka ndërmarrë BE apo vendet e këtij unioni.

“Në mes të qershorit pritet hapja e kufijve, kjo është periudhë e duhur se kur do të mundeshin të hapeshin kufijtë”, theksoi Filipçe, duke bërë thirrje se njerëzit mund të shkojnë kudo qoftë nëse i respektojnë masat, përcjell INA.

I pyetur se qytetarët ku mund të udhëtojnë dhe cfarë do të jenë rregullat, ministri Filipçe theksoi: “kudo mund të shkoni nëse qytetarët do të kenë kujdes dhe të respektohen masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.”StrugaLajm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se skriningu në kopshtet përfundon javën e ardhshme, duke paralajmëruar se kopshtet e fëmijëve do të fillojnë me punë kah fillimi i qershorit.StrugaLajm

“Këtë javë do të duhej të përfundojë skriningu dhe tashmë pas javës së ardhshme kopshtet do të fillojnë me punë, domethënë përafërsisht në fillim të qershorit”, tha Filipçe në intervistën për Televizionin 24.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...