Ja kush do të fitojë zgjedhjet në raundin e parë në Maqedoninë e Veriut, anketa e IPIS



Instituti për Hulutime Politike në Shkup (IPIS) ka publikuar një anketë lidhur me rejtingun e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Anketa është zhvilluar me telefon në periudhën prej 23 deri 27 mars të këtij viti, ku janë anketuar 1110 veta nga tërë vendi, përcjellë INA.

StrugaLajmStrugaLajm

Sipas kësaj ankete të publikuar në TV Sitel, në epërsi është kandidati i LSDM dhe partive të koalicionit, Stevo Pendarovski me 28,8 për qind, ndërsa pas tij radhitet kandidatja e VMRO-DPMNE dhe koalicionit, Gordana Siljanovska – Davkova me 26,8 për qind.StrugaLajm

Në vendin e tretë radhitet kandidati i pavarur Blerim Reka me 7,1 për qind, që është i përkrahur nga ASH dhe BESA.

Ndërsa, 16,2 për qind e të anketuarve akoma nuk kanë vendosur se për cilin kandidat do të japin votën.

In : Aktuale

Loading...
loading...