Reklamo ketu



Ja kush e kërkon largimin e Ali Ahmetit

Artin Spahiu

Dëshirë e madhe e faktorit anti-shqiptar në Maqedoni dhe në rajon për t’u larguar nga politika Ali Ahmeti, duke përfshirë këtu edhe dëshirën e disa shqiptarëve dhe bashkëpartiakëve të Ali Ahmetit, ka dy arsye:

E para është se, me largimin e Ali Ahmetit nga udhëheqja e BDI-së, realisht nuk ka figurë që do e zëvendësonte dhe mund ta mbante kaq kompakte BDI-në , gjë që do ta bënte qe të përçahej. Përçarja e BDI-së do të ishte fatale për ta dhe, me shumë gjasë, BDI nuk do ta ketë përkrahjen nga popullata siç e ka tani me Ali Ahmetin.

Dhe e e dyta është se, me largimin e Ali Ahmetit, i cili njihet si politikani më parimor ,më paqësor dhe me një “bagazh” të lavdishëm kombëtar, politika shqiptare do të rikthehej në ambientin e para 2001-t, kur shqiptarët vriteshin dhe diskriminoheshin mes veti, gje që do t’u mundësonte një rehati dhe një kontroll më i mirë i shqiptarëve nga faktori antishqiptar.