Ja kush është gjeniu që shpiku WhatsApp-in

I lindur në varfëri në Europën komuniste, Jan Koum është gjeniu që shpiku një nga aplikacionet që përdoret më së shumti aktualisht në mbarë botën WhatsApp-in. Koum mësoi vetë si të punonte në kompjuter.

“Shkolla jonë, as banjë të brendshme nuk kishte”, rrëfen Koum, fëmijë i një muratori dhe një shtëpiakeje, i lindur në një fshat të vogël pranë Kievit.

“Imagjinoni pak dimrin ukrainas ku temperatura mbërrin deri ne minus 20 grade celsius. Mendoni një shoqëri ekstremisht të mbyllur; mund të lexoni për 1984-tën, por të jetoje atjë është gjë tjetër. Kompjuter nuk kisha në fëmijërinë time, vetëm një numëruese”.

Në shtetin e mbyllur komunist, e tillë ishte fëmijëria e njeriut që e shiti shpikjen e tij, jo pak por 19 miliardë dollarë.

Programi i mesazheve të shpejta, dërgimit të fotove e të dhënave përmes lidhjes me internet, që Koum krijoi bashkë me ish kolegun e Yahoo-se, Brian Acton ka pasur një sukses marramendës: është në krye të listës së aplikacioneve duke numëruar  miliona përdorues në muaj dhe llogaritet që në ditë, të kalojë më shume së 50 miliardë mesazhe.

Dikur i papunë, Jani kishte aplikuar për një vend në kompaninë  Facebook dhe kërkesa i ishte refuzuar. Njeriu që kompjuterin e tij të parë e ka marre në moshën 19 vjeçare, tanimë, tek Facebook-kthehet si drejtues dhe anëtar bordi.


Loading...
loading...