Reklamo ketu!

Ja kush është strugani që e quajnë “Bisha Shqiptare”

  • Mes shumë “luftëtarëve” shqiptarë që luajnë në arenat më të njohura europiane, renditet edhe Valdrin Istrefi. Këtu flasim gjithmonë për sportistë të vërtetë, që konkurrojnë vetëm me kundërshtarë dinjitoz dhe ngrenë lart flamurin Kombëtar.

Istrefi është mes më të mirëve për luftën në kafaz në Europë, sa i përket kategorisë së rëndë. Aktualisht ndeshet në organizatën e dytë botërore të MMA-së, PFL, ndërsa gjithmonë prezantohet me flamurin shqiptar. Madje një të tillë e ka bërë edhe si tatuazh në trup, që duket lirshëm me sy të lirë(afër zemrës), ndërsa në shpinë mban portretin e Skënderbeut.

Ky sportist ka fituar 13 ndeshje deri tani, duke u stërvitur në një nga paletstrat më të mira në botë, AKA, atje ku gjendet edhe kampioni i botës në UFC, Khabib. Aktualisht Istrefi ndodhet në shkollën e UFC, me dëshirën e vetme për të ngritur flamurin shqiptar në majën më të lartë, në një sport që ka shikueshmëri të madhe në Europë. /Shqiperia.ch/