Ja kush i mundësoi LSDM-së pushtimin e zonave shqiptare!

 

Urim SALIHUStrugaLajmStrugaLajm

Dihet botërisht se disa kishin libreza të LSDM-së moti.Në zona të caktuara i dijmë me emër dhe mbiemër.Në cfarëdo rrethane bindja është bindje dhe aty s’mund të ndërhyjë kush.Secili ka të drejtën e zgjedhjes personale.Por tani përmasat janë ndryshe.Nuk është problemi nëse sanksionohen partitë shqiptare.Le të dënohen, por nën preteksin e këtij ndëshkimi nuk iket nga identiteti yt për ca interesa individuale .Nuk t’i jep të drejtat ai që t’i ka marrë ato.Maqedonët nuk bëjnë atë që bëjmë ne.Diku mbase ata qeshen me faktin se kanë gjetur një popull që e nënshtrojnë dhe e përvetësojnë kur të duan.Mjafton me pak gjëra, ia arrijnë qëllimit të tyre. Por si nisi ky skenar i keq?! LSDM pushtimin e zonave shqiptare e arriti përmes dy formave kryesore, natyrisht në një skenar të mirëpërgatitur me vite e studjuar tepër mirë me ndihmën e institucioneve. Të parët janë ish PPD-istët që kur LSDM është në opozitë ata shndërrohen në kritikë të ashpër të pushtetit dhe vishen me petkun e analistit por që propagandojnë te shqiptarët dhe i bindin .Te këta ish PPD-istë ekziston gjysma e së keqes maqedone ndaj nesh.Te ata ekziston e keqja që na bën VMRO dhe jo e keqja tjetër e LSDM-së.Të dytët janë media të caktuara përfshirë edhe ato shqiptare me njerëz që përgatitën terrenin e tyre përmes televizioneve për të krijuar imazhin e shqiptarëve të mëdhenj dhe për të shkuar më pas në strofkën e partisë maqedonase për të marrë funksione. Maqedonizimi i zonave shqiptare është i rrezikshëm sepse nuk ka një qëllim fisnik sepse mund që shqiptarët të bëhen pjesë e një subjekti maqedonas dhe kjo është bindja e tyre, por me cfarë kushti shqiptarë futesh në atë subjekt?.LSDM nuk bën pazare për cështje kombëtare shqiptare, por për ti blerë disa individë shqiptarë , për të përfituar disa prej tyre , një rreth i caktuar njerëzish që shkojnë dhe propagandojnë njerëz të tjerë shqiptarë që të mundur nga problemet ekonomike, nga anashkalimi që u kanë bërë edhe partitë shqiptare, dhe ata shkojnë me shpresën se do përfitojnë personalisht për të dalë nga ajo krizë e tmerrshme dhe jo për të fituar kombëtarisht sepse një subjekt maqedonas nuk ta jep këtë luks. Kjo mnyrë e pushtimit pastaj do pasojë edhe me forma tjera dhe për momentin njerëzit i ka pushtuar një eufori se mund të përfitosh direkt nga një parti maqedonase që është e ngjajshme me skemat piramidale në Shqipërinë e viteve 90-ta me gjithë pasojat që pati më pas.StrugaLajm

 


Loading...
loading...