Ja kush janë struganët që themeluan Fondacionin Albana në Maqedoni!

Themelohet këshilli nismëtar i Fondacionit Albana në Shkup
Thirrje e F. Albana për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Iliridë/Maqedoni

Miq e dashamirës, të dielën, 1 shtator 2019, u mbajt në Shkup një takim këshillimor i F. Albana me grupet intelektuale atdhetare të Shkupit, Kumanovës, Strugës e Tetovës, por edhe me intelektualë e aktivistë të tjerë, dashamirës ndaj F. Albana, pa harruar përfaqësinë prej Luginës së Preshevës.

Takimi u zhvillua në mjediset e Qendrës Kulturore të Shkupit, i bashkëorganizuar prej z. Bajram Zendeli dhe z. Shpëtim Pollozhani, të cilët i falenderojmë përzemërsisht. Morën pjesë rreth 40 të ftuar, çka tregon edhe mbështetjen e madhe që ka fituar F. Albana në Iliridë/Maqedoni.

Në një atmosferë të qartë patriotike, të ftuarit diskutuan rreth problemeve të shumta që hasin shqiptarët në Maqedoni e rreth nevojës për tu përbashkuar rreth kombit e flamurit kombëtar. Prej historianëve e studiuesve të ftuar u diskutua me fakte historike edhe rreth pikave të platformës, që lidhen me çështjet e spastrimit etnik të shqiptareve dhe të drejtave kombëtare vazhdimisht të mohuara.

Po ashtu vend të veçantë në ligjëratat e të pranishmëve zunë problemet e arsimimit në gjuhën shqipe, rolin e fesë, çështja e të drejtave të mohuara kombëtare të shqiptarëve, që vijnë prej mospërmbushjes së pikave të Marrëveshjes së Ohrit. Ligjëratat u shoqëruan me duartrokitje, çka tregoi interesin e ndjeshmerinë kombëtare ndaj trajtesave.

Në fund të takimit, zonja Elena Kocaqi u dhuroi të pranishmëve libra të botuar prej saj, si Albanët apo Lufta e Trojës.

F. Albana duke parë edhe në terren gjendjen shumë të vështirë të shqiptarëve në Maqedoni dëshiron tu bëjë një thirrje gjithë shqiptarëve, gjithë gazetarëve dhe intelektualëve shqiptare, kudo që banojnë, edhe në Mërgatë, që të sensibilizojnë opinionin mbarëkombëtar së pari, por edhe atë botëror, për problemet e panumërta që hasin 800 mije -1 milion shqiptarët e Maqedonsë.
Ka një përndjekje policore e regjim terrori psikologjik ndaj shqiptarëve, identitetit kombëtar e gjuhës shqipe, të cilin, në Shqipëri e Kosovë nuk e percepton askush.

Ndryshe nga Kushtetuta dhe ligjet e shtetit të Maqedonisë, ku shqiptarët përbëjnë etni shtet-formuese, realiteti tregon që shqiptarët trajtohen si kolonë të sllaveve. Ndërtesat, statujat dhe urat me vlerë 500 milione dollarë, të cilat janë histori e vjedhur, edhe prej historisë së shqiptarëve, janë ndërtuar më së shumti mbi tokat në pronësi të shqiptarëve dhe me fondet për zhvillim që u takonin zonave shqiptare.

Ndërsa shteti i Kosovës ka ndërtuar urën me të gjatë në trojet shqiptare, përgjatë grykës së Kaçanikut, sapo kalon kufirin deri në Shkup gjendet një rrugë krejt e padenjë për lidhjen Kosovë-Maqedoni, vetëm sepse ajo është rrugë, që lidh shqiptarët e kalon në territore shqiptarësh.

Problemet e komunave dhe ndarjeve administrative janë të panumërta, ashtu si edhe çrregjistrimet e shqiptarëve në emigrim, të gjitha qëllimisht për të ulur peshën shqiptare dhe të fondeve për investim.

U bëjmë thirrje edhe 70 mijë shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët votojnë partitë sllave, që ashtu si sllavet votojnë vetëm për partitë sllave, të votojnë vetëm për partitë shqiptare.

U bejmë thirrje politikanëve shqiptare në Maqedoni, që të shohin interesin kombëtar, të drejtat kombëtare të shqiptarëve, shkollimin në shqip, investimet në zonat shqiptare, të mbrojnë tokat dhe pronat aktuale dhe historike të shqiptarëve, të kërkojnë reformimin e plotë të shtetit maqedonas, sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës e ligjeve të Maqedonisë, ku shqiptarët janë etni shtet-formuese dhe jo kolonë e skllevër të sllavëve.

U bëjmë në fund thirrje politikanëve në Shqipëri e Kosovë, që shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës, të ndihmojnë me çdo mjet e çdo mënyrë shqiptarët e Maqedonisë, përndryshe do ti lënë në ndikimet e huaja dhe të shërbimeve agjenturore të huaja, të cilat edhe kur dhurojnë mbrojnë interesa të huaja, shpesh armiqësore.

Lista e të pranishmëve, të cilët firmosën platformat e Fondacioni Albana

Etem Xheladini – Kumanovë,
Shpetim Pollozhani – Strugë,
Xhemaledin Salihu – Preshevë,
Verdat Kolonja – Strugë,
Jakup Reka
Meralda Golemi
Tahir Seferi
Vebi Rustemi
Qani Hasa
Liridona Suma
Vezir Pollozhani – Strugë,
Qerim Lita
Irfan Vlashi – Strugë,
Ruzhdi Ibrahimi
Rutfi Loki
Esat Ahmeti
Adnan Sulejmani
Qemal Musliu
Metush Sulejmani
Enver Shala
Shefki Selami
Rami Kamberi
Naser Ameti
Bexhet Bexheti
Islam Reka
Shkëlqim Muharremi
Shazie Suma
Mevlud Suma
Kolos Curri
Hysen Këqiku

In : Aktuale

Loading...
loading...