Ja kush janë tre personat që përgjakën Selën dhe Zaevin

MPB me urdhër të Prokurorisë Publike ka publikuar fotografitë e tre personave që kërkohen pasi që janë të akuzuar për ushtrimin e dhunës natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Në këtë dhunë më shumë pësuan deputeti i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me disa deputetë të partisë së tij, informon INA.

MPB apelon tek qytetarët që nëse kanë informacione për këta persona në fotografi, menjëherë të lajmërojnë policinë apo Prokurorinë Publike.StrugaLajm

“Të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo qoftë njohurie për personat në fotografi duhet të lajmërojnë rastin në stacionin më të afërt policor apo në numrin e telefonit 192, ose të përdorin aplikacionin e MPB-së – lajmëro personat e dyshimtë në faqen zyrtare të kësaj ministrie”, theksohet në komunikatën e MPB-së.StrugaLajm

Për dhunën e 27 prillit në Kuvendi ne Maqedonisë, Prokuroria Publike deri tani ka ngritur kallëzime penale ndaj 20 vetave. Vetëm gjatë ditës së sotme janë arrestuar pesë veta për dhunë të ushtruar ndaj deputetit Sela. Prokuroria paralajmëroi se po bëhen hetime dhe do të ndërmerren masa edhe ndaj personave të tjerë të dyshuar. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...