Ja mafia shqiptare në Britani (Foto)

Mediat britanike shkruajnë sot se si mafia shqiptare është duke treguar forcën e saj në tregun e drogave fitimprurëse në Britani, në Birmingham dhe West Midland në veçanti.

Mafiozët shqiptare që kanë qënë më parë të lidhur me një klub striptizmi në Birmingham ku klientët dyshohet se ishin të droguar, janë duke kryer operacione të reja po duke qëndruar kryesisht në hije.

Megjithatë në në 2016, shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me 120 mijë stërlina kokainë në Birmingham. Edhe Agjencia Kombëtare Kundër Krimit paralamëroi verën e kaluar se bandat shqiptare kishin krijuar një ndikim të madh brenda organizatave te krimit në Britani dhe kishin kontroll në mënyrë të konsiderueshme, në tregun e drogës.StrugaLajm

Në vitin 2017, Policiae West Midland kishte arrestuar 140 shqiptarë me 51 raste për drogë.StrugaLajm

Të dhënat tregojnë se popullsia e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe po zgjerohet por edhe grupet e krimit po ashtu. Bandat shqiptare kanë mësuar si të lidhen me kriminelë nga vende dhe grupe të tjera me kultura të ndryshme duke qëndruar në hije.

In : Rajoni

Loading...
loading...