Ja ndërtesa në Shkup që shitet 15 milionë euro (Video)

H

Godina ku pritej të vendoset administrata e Qytetit të Shkupit do të shihet. Sipas Petre Shilegovit, objekti në fjalë nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të gjithë të punësuarit. Nga gjithsej 650 të punësuar, objekti ka vend vetëm për gjysmën e tyre apo për 350 punonjës. Përveç kapacitetit, për Shilegovin kontestues është edhe lokacioni i saj rreth bregut të Vardarit, duke vlerësuar se vendi i qytetit duhet të jetë në qendër.

Le të fillojë procesi, të shohim nëse e shesim, ta shohim nëse ka të interesuar. Pastaj me fondet që do t’i sigurojmë, do të sigurojmë një zgjidhje më dinjitoze dhe më të përshtatshme për objektin e Qytetit të Shkupit ”-tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Çmimi fillestar, që do të jepet në ankand do të jetë 12.7 milion euro. Kjo është shuma që qyteti e pagoi për ndërtimin e Shtëpisë së Qytetit, tha Shilegov. Por, një hulumtim i Rrjetit Kërkimor të Ballkanit BIRN për projektin Shkupi 2014 tregoi se në bazë të kontratave, ndërtimi do të kushtonte 20.5 milion euro, nga të cilat vetëm kontrata e ndërtimit me BETON-in është mbi 16 milion euro.

Çmimi fillestar është aq sa ky qytet me të vërtetë shpenzon. Raportet financiare që kemi bërë, që i kemi dhe mund t’i merrni ato, tregojnë se neto fondet që qyteti i ka shpenzuar në investime janë aq sa është çmimi fillestar. Nuk mendoj se informacioni mbi 20 milion euro është i saktë. Kjo plus TVSH arrin diku rreth 15 milion”-tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ndërtimi i një Shtëpie të Qytetit nën Kalanë e Shkupit filloi në vitin 2011. Vendimi për shitje u dorëzua në seancën e djeshme të këshillit të qytetit dhe u kundërshtua nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...