Ja në çfarë moshe lindin grat fëmijën e parë në Evropë

Mesatarisht, gratë në Itali fëmijën e parë e lindin në moshën 31 vjet, në Turqi në moshën 22 vjeçare. Në rajon, në moshën më të re lindin gratë në Mal të Zi.

Sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga ana e Eurostat, mosha mesatare e grave në Evropë që lindin fëmijën e parë është në rritje. Mesatarja në vitin 2013 në Bashkimin Evropian ishte 28,7 vjet, ndërsa në vitin 2017 u rrit në 29,1 vjet. Rritja e moshës ka ndodhur në të gjitha vendet anëtare të BE-së, por në përmasa të ndryshme – më së shumti është rritur në Estoni për 1,2 vjet, ndërsa më pak në Çeki -0,1 vjet, transmeton gazeta KOHA.StrugaLajm


Në vendet anëtare të BE aty ku gratë lindin fëmijën e parë në moshën më të shtyrë janë Italia (31,1), Spanja (30,9) dhe Luksemburgu (30,8 vjet). Lindjet në moshën më të re në vendet e BE janë në Bullgari (26,1), Rumuni (26,5) dhe Litvani (26,9).
Situata në rajon
Në rajon, mosha mesatare e grave kur lindin fëmijën e parë më e lartë është në Slloveni – 28,8 vjet, pastaj në Kroaci – 28,6, Serbi – 27,8, ndërsa në BeH mosha mesatare është 27,3 vjet.
Në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë fëmijën e tyre të parë gratë mesatarisht e lindin në moshën 26,9 vjet, ndërsa në Mal të Zi në moshën 26,3 vjet.
Duhet të theksohet se të dhënat për Malin e Zi janë të vitit 2010, ndërsa për Kosovën janë të vitit 2016.
Gratë që lindin në moshën më të re janë në Turqi
Gjatë hulumtimit të të gjitha vendeve, mosha më e re e grave që lindin fëmijën e parë është në Turqi – 22,3 vjet (të dhënat janë të vitit 2010).
Gratë që fëmijën e tyre të parë e lindin para moshës 25 vjeçare janë edhe në Azarbajxhan (23,8), Moldavi (24,2), Rusi (24,6) dhe Armeni (24,7). StrugaLajm


Loading...
loading...