Ja për sa denarë do shtrenjtohet buka

Shtrenjtohet buka dhe brumërat. Mesatarisht, një bukë do të shtrenjtohet për rreth dy deri në tre denarë, thotë për Alsat Goran Malishiq, kryetar i grupit të industrisë së mullisëve dhe furrtarëve. Ky vendim për rritjen e çmimit arsyetohet me faktin se 40% është shtrenjtuar mielli që përdoret në industri. Këtë vit, të korrat e grurit nuk kanë qenë të mira, ndërsa rendimenti ka qenë katastrofik. Mullisët thonë se tani është e nevojshme të importohet grurë me cilësi më të mirë nga Serbia.

“Lëndët e para të papërpunuara për prodhimin e bukës dhe brumërave janë rritur, në vitin e fundit siç e dini është rritur edhe çmimi i naftës. Furrtarët përballen edhe me probleme të tjera, mungojnë punëtorë. Gjithnjë e më pak punëtorë dëshirojnë të punojnë në furrë dhe normalisht u janë rritur pagat. Kjo rritje nga industria e mullisëve dhe furrtarëve do të ishte nga 10 deri në 20 për qind për të mbuluar humbjet që i kemi – tha Goran Malishiq, kryetar i shoqatës së mullisëve dhe furrtarëve pranë LOM-së.

Nga Ministria e Bujqësisë thonë se nuk kanë qenë të informuar me kohë nga ana e industrisë së mullisëve dhe furrtarëve për rritjen e çmimit të bukës.StrugaLajmStrugaLajm

“Ne si ministri do ta monitorojmë situatën dhe nëse vjen deri tek rritja e madhe e çmimeve që do të ndikonte në rritjen e standardit të jetesës, ka mundësi të ndërhyjmë përmes Agjencisë së Rezervave të Mallrave, e cila në vazhdën e të korrave bëri një prokurim publik prej 13 mijë ton grurë”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.StrugaLajm

Eksporti i miellit në Kosovë është rritur minimalisht, por kjo nuk është arsyeja kryesore për rritjen e çmimit të produktit final pohojnë nga shoqata e mullisëve dhe furrtarëve. Ky korrigjim i çmimit të bukës dhe brumërave vjen pas një pushimi prej më pak se dhjetë vjet. Pritjet janë që këtë rritje do ta ndjejnë më shumë familjet shumë-anëtarëshe të varfra që nga buxheti mujor familjar shpenzon më shumë para për furnizimin e bukë

In : Aktuale

Loading...
loading...