Ja prej kur duhet t’i mbani zinxhirët në makinë

Për shkak të sigurisë së tyre, shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat e verës të automjeteve të tyre më 15 nëntor. Këshilli republikan për siguri në komunikacion, fton shoferët që përveç ndërrimit të gomave, të bëjnë edhe kontrollin e sasive të vajit dhe antifrizit në makinë.
Drejtuesve të makinave u rekomandohet që t’u përshtaten kushteve dimërore në rrugë dhe të kenë kujdes gjatë hyrjeve dhe daljeve në tunele apo kthesat, për shkak se në këtë periudhë të vitit është e shpeshtë paraqitja e ngricave.
Sipas ligjit për mbajtjen e pajisjeve dimërore, për shoferët që nuk respektojnë rregullat gjoba është 45 euro ose 25 pikë negative në librezë. Obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore që hyn në fuqi prej 15 nëntorit dhe zgjatë deri më 15 mars.

In : Aktuale

Loading...
loading...