Ja pse duhet të flini gjithmonë në krahun e majtë

Lajme të këqija për ata që flenë në shpinë ose në krah të djathtë.

Pozicioni në të cilin flemë mund të mos jetë diçka që i kushtojmë shumë vëmendje, por mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tonë.

Gjumi në përgjithësi, ka bërë që shumë studiues ta hulumtojnë atë dhe të shikojnë efektet e tij, transmeton Gazeta Express.

Siç raporton Daily Record, fjetja në krahun e majtë është pozicioni më së paku i dëmshëm për shpinën tuaj. Nëse shtriheni në shpinë, ekziston rreziku që t’i bëni shumë presion ijëve dhe pjesës lartë të shpinës.

Nëse preferoni të flini në bark, kjo mund të çojë në dhimbje të qafës dhe pjesës së poshtme të shpinës.

Përderisa të flini në krahun e majtë është zgjidhja më e mirë, pasi që trupi është në gjendje që të largojë shtypjen nga zemra dhe shpretka, që është kruciale për rrjedhjen natyrale të lëngjeve limfë.

Gjithashtu, kjo pozitë është e mirë edhe për frymëmarrjen – sidomos nëse keni ankth gjatë natës.

In : Aktuale

Loading...
loading...