Ja sa deputetë të VMRO-së kërkuan votëbesimin e qeverisë

Vetëm 41 deputetë të VMRO-DPMNE kanë nënshkruar nismën për votëbesimin e Qeverisë së Zoran Zaevit. VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit fitoi 51 deputetë, por përbërja e tyre po vijon të tkurret. Dy nga gjashtë deputetët e akuzuar për dhunën e 27 prillit janë nënshkruar për nismën. Mes nënshkruesve nuk janë as deputetët e Partisë Socialiste, parti me tre deputetë, që u përfol se mund të bëhet pjesë e koalicionit. Nuk ka nënshkruar as deputeti serb Stoilkoviq, ndërsa mes nënshkruasve janë Zeqir Ramçilloviq nga AVAZ.

Interpelanca nesër do të jetë në rend dite, ndërsa votimi do të bëhet në mesnatë. Në këtë seancë rikthehet VMRO-DPMNE në Kuvend, pas pesë muajve bojkot. Për të votuar mocionin e mosbesimit të Qeverisë duhen 61 deputetë. StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...