Ja sa ditë jopunе (festa) do të ketë në vitin 2019

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e ka publikuar programin për festa në Republikën e Maqedonisë, gjatë vitit të ardhshëm 2019 do t’i kemi këto ditë jopune, njofton Portalb.mk.

Për gjithë qytetarët e Maqedonisë 

1 Janar (e martë) Viti i Ri

7 Janar (e hënë) Dita e parë e Krishtlindjeve Ortodokse

9 Prill (e hënë)  Dita e dytë e Pashkëve,  dita e dytë sipas kalendarit ortodoks

1 Maj (e mërkur) Dita e Punëtorëve

24 Maj ( e premte) – Shën “Kirili dhe Metodi”

4 Qershor (e martë) – Festa e Fitër Bajramit

02 Gusht (e premte) Dita e Republikës

08 Shtator (e hënë) Dita e Pavarësisë

11 Tetor (e premte) Dita e Kryengritjes Popullore

23 Tetor (e mërkurë) Dita Luftës Revolucionare Maqedonase

08 Dhjetor (e diel) Shën Klimenti i Ohrit, gjegjësisht e hëna 9 dhjetor është ditë jopune

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse

6 Janar (e diel) – Festa e Buzmit, para Krishtlindjeve

19 Janar (e shtunë) – Festa e Ujit të Bekuar

26 Prill (e premte)– Festa e Premtja e Madhe

14 Qershor (e premte) – Dita e Shpirtrave

28 Gusht (e mërkurë) – Festa e Zonjës së Madhe (Zonjat)

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare katolike 

21 Prill (e diel) – Festa e Pashkëve Katolike

1 Nëntori (e premte) – Festa e të gjithë Shenjtorëve

25 Dhjetori (e martë)– Dita e parë e Krishtlindjeve katolike

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare islame 

11 Gusht (e diel)– Festa e Kurban Bajramit-Dita e parë e Kurban Bajramit

Festa për pjesëtarët e popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë 

22 Nëntor (e premte) – Dita e Alfabetit Shqip

Festa për pjesëtarët e popullatës serbe në Republikën e Maqedonisë 

27 Janar (e diel) – Festa e “Shën Savës”

Festa për pjesëtarët e popullatës rome në Republikën e Maqedonisë 

8 Prilli (e hënë) – Dita Ndërkombëtare e Romëve

Festa për pjesëtarët e popullatës së vllahëve në Republikën e Maqedonisë 

23 Maj (e enjte) – Dita Kombëtare e Vllahëve

Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në Republikën e Maqedonisë 

9 Nëntor (e mërkurë) – Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit

Festa për pjesëtarët e popullatës boshnjake në Republikën e Maqedonisë 

28 Shtatori (e shtunë) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Festa për pjesëtarët e popullatës turke në Republikën e Maqedonisë

21 Dhjetori (e shtunë) – Dita e Arsimit në Gjuhën Turke.