Ja sa miliona denarë shkojnë për asfaltime rrugësh në fshatrat e Strugës!


Asfaltime të mëdha të rrugëve priten gjatë këtij viti nga ana e Komunës së Strugës. VOX Struga ka analizuar Programin për rrugë lokale të kaluar në fund të vitit të kaluar në Këshillin e Komunës së Strugës. Me Programin për ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugëve lokale u caktuan rrugët ku do të investohet gjatë vitit 2019. Nga ky program përfitojnë disa fshatra të Komunës e sidomos, Morovishta, Misleshova e Piskpushtina, rrugët e të cilave kanë qënë në gjendje të mjerueshme për një kohë të gjatë. Fshati Morovishtë, sipas Programit do të përfitojë rreth 12 Milionë denarë për rikonstruim dhe rindërtim të rrugëve lokale dhe atë rruga që e lidh këtë fshat me Misleshovën, rruga që e lidh me Volinën dhe hyrja e fshatit prej tek Stacioni Veterinar e deri te Kisha Shën Spasi. 
Rrugë me rëndësi dhe që kap vlerë të lartë financiare është edhe rruga që lidh fshatin Misleshovë me Trebenishtën. Kjo rrugë do të kushtojë rreth 6.5 Milionë denarë. 
6.2 Milionë denarë do të investohen në rrugën që lidh fshatrat Jabllanicë dhe Piskupshtinën, ndërsa rruga Piskupshtinë – Bezovë do të kushtojë rreth 2.5 Milionë denarë.StrugaLajmStrugaLajm

Investime në rrugë lokale priten të realizohen edhe në disa fshatra tjerë të Komunës së Strugës, të cilat VOX Struga do ti publikojë në ditët në vazhdim.StrugaLajm

  • Morovishtë – Misleshovë me vlerë prej 4 Milionë denarësh;
  • Morovishtë – Volinë me vlerë prej 5,5 Milionë denarësh;
  • Misleshovë – Trebenishtë me vlerë prej 6,5 Milionë denarësh;
  • Morovishtë (stacioni veteriner) deri te Kisha Shën Spasi, me vlerë prej 2 Milionë denarësh;
  • Piskupshtinë – Bezevë me vlerë prej 2,5 Milionë denarësh;
  • Bezevë – Jabllanicë me vlerë prej 6,2 Milionë denarësh.

/VOX Struga/

In : Aktuale

Loading...
loading...