Ja sa miliona fitoi Skënderbeu nga EUFA

Përveç fitores ndaj Dinamos së Kievit, presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj do të shijojë edhe paratë. Kjo mund t’ja zbusë pak hidhërimin për eliminimin nga Europa League pasi në arkat e klubit korçar nuk do të derdhën pak, por 4 milionë euro në total vetëm nga UEFA për këtë sezon.

“Është normale që festojmë për të dyja. Ne jemi një klub i vogël në krahësim me ata që luajnë në Europë. Kemi një buxhet të vogël dhe çdo e ardhur është një ndihmesë për ne” – tha Takaj pas ndeshjes kundër ukrainasve.

Nënkampionët e Shqipërisë arkëtuan fillimisht 3.3 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Kur mbetet për të luajtur edhe një ndeshje ndaj Young Boys, skuadra e Ilir Dajës ka arritur 2 barazime dhe një fitore.StrugaLajm

Çdo fitore shpërblehet me 360 mijë euro nga UEFA ndërsa barazimi me 120 mijë euro. Nga rezultatet e arritura, në llogaritë e Skënderbeut janë të sigurta që do të derdhen 600 mijë euro. Mbetet për tu parë edhe ndeshja e fundit.StrugaLajm

Por të ardhurat nuk janë vetëm këto. Duke shtuar edhe shitjen e të drejtave televizive, biletat dhe shitja e lojtarëve klubi korçar ka ndërtuar një sistem fitimi mjaft efikas ndryshe nga klubet e tjera shqiptare që enden mes borxheve, kredive dhe lëmoshës së bashkive.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...