Ja sa para shpenzon Behxhet Pacolli për një muaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, që drejton edhe diplomacinë e vendit ka deklaruar se shuma që shpenzon brenda një muaji është tejet e madhe.

I ftuar në një emision televiziv ai ka deklaruar se shpenzon mesatarisht nga 300 mijë dollarë në muaj.

Por ai ka bërë të ditur se prej se kur ka ardhur në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme pagen nga buxheti e ka grumbulluar në një llogari dhe e ka shfrytëzuar për bamirësi. Ndërsa ai ka deklaruar se të gjitha shpenzimet i bënë nga pasuria e tij që kryesisht e ka fituar jasht vendit.


Loading...
loading...