Ja sa persona në Strugë janë në vetë-izolim

Aktualisht, SPB-Ohër kontrollon gjithsej 549 persona në bazë të një deklarate të vetë-nënshkruar të vetë-izolimit dhe masës “mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim në shtëpi” (Ohër-149, Struga-137, Kërçovë-99 dhe Dibër-164). Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, masat për kontrollin e hyrjes së udhëtarëve dhe mjeteve të tjera motorike, si dhe aktivitetet për furnizim me ushqim, ilaçe, higjienë personale dhe nevoja të tjera për qytetarët në të dy komunat realizohen pa problem. Të gjithë personat juridikë të cilë kryejnë dorëzim te mallrave duhet të regjistrohen në Selinë e Krizave në linjën fikse 046/831 051 sipas së cilës automjetet e tyre me shoqërim policor do të shoqërohen në ambientet përkatëse tregtare. Kujtojmë që hyrja lejohet vetëm për personat që janë banorë të komunave, ndërsa në të njëjtën kohë është rreptësisht e ndaluar dalja e të gjithë qytetarëve që gjenden në zonën e të dy komunave. StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...