Ja sa të burgosur do lirohen nga amnistia

Nga fillimi i javës së ardhshme, pritet të fillojë lirimi i 1438 personave që përfitojnë nga amnistia. I pyetur se a rrezikohet siguria në vend nga kjo amnisti, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, me përgjigje:

“Në Kuvend u fol për këtë pjesë të ligjit për amnisti, janë paraparë saktë se për cilat vepra penale do të vlejë amnistia dhe në këtë mënyrë konsiderojmë se do të vihet deri te lehtësimi i kushteve në hapësirat e burgjeve në Maqedoni, megjithatë për veprat e rënda penale, nuk mund të përfshihen në këtë amnisti”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Amnistia nuk parashikohet për persona të dënuar me burg të përjetshëm, si dhe kryerës të veprave penale “vrasje” nga neni 123. Nuk është parashikuar amnisti për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, për vepra penale kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, për vepra penale kundër shtetit, për vepra penale kundër rendit publik, si dhe për vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare.StrugaLajmStrugaLajm

Meri Nikollova e cila është angazhuar në çështjen e amnistisë, thotë se ajo është selektive dhe e padrejtë për shumë tw burgosur, që nuk përfitojnë nga amnistia. Sipas saj kushtet jo të mira në burgje, janë arsyeja kryesore se pse nga amnistia duhej të përfitonin më shumë persona.

“Unë si aktiviste qytetarë nuk jam e kënaqur me këtë amnisti sepse ne luftuam për drejtësi për të gjithë dhe jo për drejtësi selektive. Konsideroj se kjo amnisti, nuk duhet të ndalojë këtu, por amnisti duhet të sillet edhe për pjesën e mbetur të të burgosurve, sepse në këtë mënyrë nuk do të zgjidhen problemet me burgjet”, tha Meri Nikollova, juriste / aktiviste qytetare, në linjë telefonike.StrugaLajm

Të kontaktuar nga Televizioni 21, nga drejtoria e burgut të Idrizovës thonë se amnistia do të fillojë të zbatohet që nga dita e hënë, më 29 janar, kur është edhe afati i fundit për përgatitjen e listave me emrat të burgosurve.

Kundër amnistisë u shprehë opozitarja VMRO-DPMNE, nga ku thonë se LSDM-ja dhe koalicioni qeverisës po i liron të burgosurit për t’i përdorur më vonë për qëllime politike.

In : Aktuale

Loading...
loading...