Ja si do hapet “Air Albania Stadium”

 

“Air Albania Stadium” është gati dhe pritet një spektakël i vërtetë në arenën e re të Shqipërisë në kryeqytet. Emocione të mëdha do të ketë ndaj Francës, ndërsa tashmë është mësuar edhe axhenda e plotë.StrugaLajm

Sipas asaj që raporton “Balkanweb” koncerti festiv do të menaxhohet nga Ardit Gjebrea. Ndërkohë këngët patriotike do të këndohen nga Florian Mumajesi, Aurela Gaçe, pa harruar edhe Era Istrefin që do të vijë me “Live it up”, kënga që ishte zyrtare në Kupën e Botës Rusi 2018. Himni zyrtar do të interpretohet nga Juliana Pasha, ndërsa Besa Kokëdhima do të performojë “Marsejezën”.StrugaLajm

Gjithashtu edhe të ftuar special do të ketë në “Air Albania Stadium”. Njëri prej tyre do të jetë edhe legjenda e futbollit italian, Françesko Toti.

In : Aktuale

Loading...
loading...