Ja si duket Golf 8 i ri – përmes 30 fotografive


Imazhe të ndryshme të konceptit të Golf 8 kanë qarkulluar me muaj, duke na treguar se si do të duket Golfi i ri, por tani më në fund kemi fotot e vërteta të postuara nga portali i njohur Car Scoops.

Dhe, siç mund ta shihni në disa fotografi të publikuara nga Car Scoops, përcjell Telegrafi, Golf ka pësuar një sërë ndryshimesh të dukshme, por gjithsesi ka një formë të veçantë që e bën atë një nga veturat më të njohura për dekada.

Ndryshimi më i madh reflektohet në pjesën e përparme, e cila duket “më e hollë”, më modernë këtë herë dhe që duket shumë më agresive.

Pjesa e pasme e makinës ka pësuar gjithashtu ridizajnime dhe ndryshime, por ato janë më pak të dukshme.StrugaLajmStrugaLajm

Sa i përket brendësisë, Golfi ka pësuar edhe shumë ndryshime këtu, dhe drejtuesit do të presin shumë surpriza që do ta bëjnë udhëtimin në këtë model të kënaqshëm, argëtues dhe të rehatshëm.

Sigurisht, pulti, timoni i drejtimit, qendra multimedia dhe ulëset morën një ridizajnim të plotë, dhe këtë herë kompania VW u përpoq të bënte shumë ndryshime nga modeli i mëparshëm.StrugaLajm

E kur janë në pyetje motorët, është bërë tanimë e ditur se Golfi i ri do të jetë i disponueshëm në treg në TSI, TDI dhe versionin TGI.

Versioni i parë do të jetë me benzinë me 1.0 litra (TSI) që do të prodhojë nga 89 deri më 109 kuaj fuqi, derisa ai me 1.5 litra TFSI me 129 kuaj-fuqi, respektivisht me 148 kuaj-fuqi. Aty do të jetë edhe motori me naftë TDI 2.0 litra që ka kapacitete të prodhojë 114 kuaj-fuqi.

Sa i përket dimensioneve, është bërë e ditur se nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh për dallim nga modelet e mëparshme: ai është i gjatë 4,284 mm, 1,789 mm i gjerë si dhe 1,456 i lartë, derisa hapësira mes boshteve është 2,636 mm. /Telegrafi/

 


Loading...
loading...