Ja si largoni gurët në veshka

Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë pasi ndihmojnë filtrimin e mbetjeve nga gjaku, për t’i larguar më pas nga trupi përmes procesit të urinimit. Gjithashtu veshkat janë të përfshira në rregullimin e presionit të gjakut, balancimin e elektrolitve dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup. Veshkat absorbojnë kripërat dhe toksinat e me kalimin e kohës shpesh herë krijojnë gurë. Sipas studimeve të fundit, një nga dhjetë persona vuajnë nga gurët në veshka, transmeton Klan Kosova. Kur gurët krijohen, është e preferueshme që ata të largohen pasi mund të shkaktojnë probleme serioze që edhe mund të sjellë dështimin e veshkave. Por jo vetëm operimi është një opsion. Më poshtë po sjellim një recetë natyrale për largimin e gurëve në veshka.

Përbërësit:

250 gramë mjaltë

250 gramë majdanoz

0.25 litra vaj ulliri ekstra të virgjër

250 gramë limonë me lëvore

250 gramë sheqer pluhur

Si ta përgatisni këtë recetë?

Limoni duhet të pastrohet fillimisht. Më pas prijeni në katër copë dhe vendoseni në mikser (blender). Më pas, njëjtë veproni edhe me majdanozin. Përzieni mirë, shtoni sheqerin, mjaltin dhe vajin e ullirit. Përbërësit duhet të përzihen derisa të krijohet një masë homogjene. Për gurët në veshka ose fshikëz të tëmthit, duhet të konsumohet një lugë gjelle nga kjo përzierje në mëngjes, në stomak të zbrazët dhe një lugë para se të shkoni në gjumë. Në rast të gurëve ose rërës në veshkë dhe kanalet biliare, duhet të konsumohen dy lugë gjelle nga kjo përzierje. Këtë përzierje duhet ta mbani gjithmonë në frigorifer. Gjithashtu, është e rëndësishme që të pini shumë ujë derisa konsumoni këtë përzierje.


Loading...
loading...