Ja si mund ta fitoni pasaportën zvicerane në mënyrë të lehtësuar

Të rinjtë dhe të rejat me prejardhje të huaj, gjyshërit e të cilëve kanë jetuar në Zvicër, mund të natyralizohen (të fitojnë pasaportën zvicerane) menjëherë, duke shfrytëzuar procedurën për natyralizimin e lehtësuar.

Në procedurën në fjalë, është niveli federal ai që vendos drejtpërdrejt mbi kërkesën për natyralizim. Me fjalë tjera, në këtë variant nuk ka fare “provim” nga kantoni dhe nga komuna, njofton Komisioni Federal për Migracion (EKM) në një komunikatë të lëshuar sot, më 15 shkurt, ditën e parë kur ka hyrë në fuqi ligji i i ri për natyralizimin

Në vazhdim, ata që i plotësojnë kushtet për natyralizim të lehtësuar mund të mësojnë se çfarë duhet të bëjnë për t`u natyralizuar përmes kësaj procedure, shkruan albinfo.ch. EKM ka ofruar për këtë qëllim një videoklip dhe një veb faqe, përmes të cilave, personave të gjeneratës së tretë u shpjegon hap pas hapi se si duhet të veprojnë për të shfrytëzuar mundësinë e re për natyralizim të lehtësuar,Express.

“Ky lloj natyralizimi të lehtëson rrugën për të fituar nënshtetësinë zvicerane, pasi që për kërkesën tënde vendos në mënyrë të drejtpërdrejtë federata. Por, megjithatë do të kesh nevojë të bësh gati një numër të madh dokumentesh, gjë që mund të jetë e mundimshme. Në raste të caktuara është e vështirë të sigurohen dokumentet e kërkuara. Edhe kjo pjesë e procedurës mund të jetë ndryshe, në varësi nga vendbanimi. Por mos u dorëzo!”, thuhet më tutje në komunikatë.

Në videon në vijim do të gjesh informatat, linqet dhe tekstet që do të të mbështesin në këtë drejtim, shkruan albinfo.ch. Dhe, në rast se në ndonjë pikë bllokohesh, atëherë e ke në dispozicion sekretariatin Shtetëror për Migracion (SEM) si qendër të cilës do t`i drejtohesh!

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...