Ja si u bo çifti i pasur për pak ditë?


Nëse të gjithë po ankoheni se nuk jeni të pasur, atëherë duhet të hidhni një sy nga Instagrami. Një çift i njohur ka zbuluar se nuk ka nevojë për shkollë për të plotësuar ëndrrën e madhe, mjafton pak dashuri për kamerën.

Lauren Bullen, një dentiste australiane hoqi dorë nga profesioni i saj në vitin 2013 pasi rrjeti social poi sillte të ardhura të mëdha. Ajo publikonte fotografi të ndryshme, me të cilat merrte shumë pëlqime dhe vendosi të shëtiste botën për tu treguar gjëra të shumta ndjekësve.

Ajo dhe i dashuri i saj, Jack Morris kanë gati 5 milionë ndjekës së bashku dhe sot marrin rreth 20 mijë euro në ditë falë pëlqimeve dhe komenteve.

Të dy u njohën në një shtet aziatik ku kishin shkuar për vizitë për të njëjtën arsye. Takimi i parë tregoi se mes tyre do të fillonte një histori e gjatë dahsurie dhe suksesi.

Të pyetur nga Dailymail për sekretin e suksesit, ata thanë: “Ne kemi histori të ndryshme por të njëjtin passion. Besoj se nuk ka asnjë sekret pasi çdo njeri ngrihet në mënyrë të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Me pak origjinalitet dhe ndjekje pasioni, cdo gjë mund të arrihet.”.

Ndër të tjera, fotografitë ia realizojnë njëri-tjetrit gjithmonë. Në rastet kur dalin bashkë, ata vendosin kohën në celular dhe bëjnë një shkrepje.


Loading...
loading...