Ja tre politikanët shqiptarë që jetojnë me nga dy gra! (Foto)

Legjislacioni në fuqi nuk e lejon martesën me më shumë se një person, por ky ndalim nuk u ka bërë aspak pengesë disa politikanëve në Kosovë që ata të përqafojnë “poligaminë”.

Për faktin se disa nga ta gjatë kohës sa ishin në kulmin e karrierës së tyre politike, zgjodhen që jetën e tyre ta kalojnë me nga dy gra që janë aktore, mise.

Këta politikanë, janë: Agim Çeku, Blerim Shala dhe Sami Lushtaku, që të tre anëtarë të PDK-së.

Agim Çeku është njëri nga politikanët e tillë. Ai aktualisht mban pozitën e zëvendësministrit së FSK-së. Por, gjatë kohës që ai ishte kryeministër, ish-pjesëmarrësja në “Miss Kosova”, Mimoza Harxhi ia mori zemrën atij. Kështu që ai vendos të bashkëjetoj me bukuroshen, përkundër faktit se ishte i martuar me Dragicën dhe kishte dy djem të rritur.

Blerim Shala është politikani tjetër që dashurinë e tij e ndanë me dy gra. Si grua të dytë ai e zgjodhi aktoren, Aurita Agushi në kohën që ai ishte koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave për statusin final të Kosovës. Me Auriten, Shala ka dy fëmijë.

Dhe i fundit është politikani, Sami Lushtaku, ish-kryetar i komunës së Skenderajt, i cili me gruan e parë jeton në Skenderaj, kurse të dytën në Prishtinë.


Loading...
loading...