Ja vendet më të lumtura në botë,Maqedonia në vendin 84

Finlanda është vendi më i lumtur në botë, theksohet në raportin global të këtij viti të KB-së për lumturinë, i zbatuar në 156 shtete. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë në vendin e 84-ët, përderisa vitin e kaluar ishin në vendin e 89-të, njofton KOHA.

Në raportin e publikuar sot, i cili bazohet në hulumtimin e Galup në secilin nga shtetet për atë se sa të lumtur ndjehen qytetarët. Të anketuarit me vlerësime prej 1 deri në 10 përgjigjen në pyetësorin për faktorë të caktuar në vendet e tyre siç janë cilësia e jetës, ndërgjegjja ndaj të tjerëve, liria, bujaria, sinqeriteti dhe shëndeti.StrugaLajm

Finlanda, si edhe në vitet e kaluara e mbajti pozitën e kryesimit. Menjëherë pas saj, sipas këtij raporti, janë Danimarka, Norvegjia dhe Islanda. Në mesin e dhjetë vendeve të para janë edhe Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria.StrugaLajm

Nga vendet e rajonit, më të lumtur janë në Slloveni (vendi i 44-ët), pastaj vijojnë Kosova (46), Serbia (70), Mali i Zi (73), Kroacia (75), Bosnja dhe Hercegovina (78), Greqia (82), Bullgaria (97) dhe Shqipëria (vendin e 107-të).

Më të palumtur janë në Sudanin Jugor, ndërsa para tyre, në fund të listës, janë Republika e Afrikës Qendrore dhe Afganistani. (koha.mk)


Loading...
loading...