James Pardew: Kur ia lejon gjuhën një populli kaq të madh e forcon vendin!

Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni është një nga temat më të nxehta. Në bisedë me Boris Georgievski, ish – ambasadori amerikan, James Pardew, autor i librit “Paqebërësit”, thotë se gjuha ishte një nga problemet më të vështira për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, transmeton Koha.

“Shqiptarët e kishin prioritetin e tyre kryesor. Ndërsa maqedonasit e shihnin atë si kërcënim të identitetit të tyre. E vështirë, pro kompromiset u bënë nga të gjitha palët për të arritur marrëveshjen e Ohrit (2001). Marrëveshja e Ohrit ishte bazamenti i paqes për vendin. Kur filluam negociatat pyetëm për prioritetet. Dihet se në negociata nuk i merr dot të gjitha. Ne u thamë shqiptarëve (bisedimet për Marrëveshjen e 2001), çfarë është më e rëndësishme për ju? Dhe ata konkluduan se ishte gjuha. Sepse lidhej me identitetin e tyre, por ishte edhe çështja më e vështirë për ne për tu zgjidhur. Por besoj ende kompromiset që u bënë lejuan paqen me Marrëveshjen e Ohrit. Çështja e gjuhës ka ndezur politikën në Maqedoni edhe sot. Temë që sjell tensione”, tha Pardew.StrugaLajmStrugaLajm

DW: Kritikët thonë, se ligji i ri shkon përtej marrëveshjes së Ohrit.StrugaLajm

James Pardew thotë se nuk i njeh detajet e ligjit të ri, por parimisht Ohri i dha një status legal një gjuhe të folur nga një numër i caktuar njerëzish që jetonin aty. “Ata kishin kështu të drejtë përdorimi të gjuhës së tyre. E dini, kur një minoriteti kaq të madh e që ka një gjuhë tjetër, që lidh me të identitet ti i thua se ua lejoj përdorimin e saj në shkolla e kudo, kjo e forcon vendin. Thënë hapur, unë besoj tek diversiteti. Një nga gjërat që më mësoi Ballkani ishte se shoqëritë moderne janë shoqëri me diversitet. Kështu çështja e gjuhës është zgjidhur në atë formë që u lejon të gjitha palëve të shprehin identitetin e tyre. Kjo është diçka e mirë për Maqedoninë!”, pwrfundn ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...