Janari 2020 më i nxehtë në histori

Në Francë njerëzit zgjedhin plazhin, në Austri shkrijnë Alpet. Bregdeti sfidoi pistat e skive si destinacion turistik në Francë, ku temperaturat prekën një nivel të ri maksimal në disa pjesë të vendit. Ishte shenjë se moti i ngrohtë në Evropë kishte thyer rekordet në mbarë kontinentin. Shifrat konfirmuan të dhënat e agjencisë evropiane të monitorimit të klimës, Kopernikus.

Janari i vitit 2020 në Evropë ishte 0.2 gradë Celsius më i ngrohtë se rekordi i mëparshëm i regjistruar në vitin 2007 dhe mbi 3 gradë se mesatarja e verifikuar mes viteve 1981 dhe 2010. Fenomeni u ilustrua edhe në alpet austriake, ku dëbora e shkrirë dhe ujërat e akujve përmbytën qytete dhe i bënë rrugët të pakalueshme.StrugaLajmStrugaLajm

Akullnajat kanë qenë në tërheqje prej vitesh në Evropë. Dhe jo vetëm në Alpe. Në Rumani ngritja e nivelit të ujit në rajonet malore bëri që lumenjtë të dalin nga shtretërit dhe të dëmtojnë shtëpi e toka të mbjella. Por mungesa e ujit ka qenë një problem në shumë vende. Ky rezervuar në Bullgari tregon efektet e një thatësire të vazhdueshme që ka çuar në mungesë të rezervave të ujit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...