Janë shpenzuar 675 mijë euro për dekorimet për Vitin e Ri nëpër vend

Gjithsej 675 mijë euro ka shpenzuar Qyteti i Shkupit dhe 20 komunat për dekorime për Vitin e Ri 2020. Vetëm Qyteti ka shpenzuar rreth 285 mijë euro, që është një pjesë prej 42 për qind nga paratë e përgjithshme për këtë dedikim. Në krahasim me vitin paraprak, është ulur numri i komunave që janë dekoruar, por është rritur vlera e tenderëve.

Këtë e tregon baza e të dhënave për të gjithë tenderët e pushteteve lokale që sot e publikoi Qendra për komunikime me qytetarët.

Sipas të dhënave, madje 91 për qind e parave për dekorimin e rrugëve dhe shesheve për pritjen e Vitit të Ri përfundojnë tek dy kompani të Shkupit, Link Media Plus dhe Metal-Vet-El.

Rreth 490 mijë euro gjegjësisht 73 për qind e parave për dekorime për Vitin e Ri janë shpenzuar në Shkup edhe atë nga autoritetet e qytetit dhe nga komuna e Qendrës, Aerodromit, Karposhit, Çairit, Butelit, Gazi Babës dhe Shuto Orizarës.

Kjo bazë e të dhënave është pjesë e dhjetë hulumtimeve dhe bazave të parapara për shpenzimin e parave publike të cilat realizohen në kuadër të aktivitetit Shpenzim publik për të mirën publike, të mbështetur nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare. Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e efikasitetit të shpenzimit publik përmes uljes së korrupsionit dhe rritjen e transparencës.

In : Aktuale

Loading...
loading...