Jemi në fund të luftës ndaj koronavirusit ? Studimi i Universitetit të Harvardit ngre shqetësime serioze: Virusi mund të ‘ringjallet egërsisht’ në vjeshtë

A jemi vërtet në fund të konfrontimit të pandemisë së koronavirusit, siç tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kohët e fundit në fjalën e tij, apo jemi në ndonjë faze, më të hershme sesa kaq?

Një studim i ri nga Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara me titull  “Strategjitë e Izolimit Social për të ulur infeksionin COVID-19” ngre shqetësime serioze, për kohën se kur përfundon pandemia e koronavirusit, rasteve e të infektuarve dhe të vdekurve, si dhe heqjes së kufizimeve në të cilat jetojmë aktualisht.

Shkencëtarët në hulumtimin e tyre, përmes përdorimit të të gjitha të dhënave në dispozicion për koronavirusin dhe evolucionin e tij, shohin se masat për trajtimin e sëmundjes nuk janë të njëjta, por përkundrazi ndryshojnë hera-herës sepse virusi ka shumë të panjohura, shkruajnë mediat e huaja.

Në fakt, përmes përdorimit të një modeli matematikor, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ndërhyrjet nuk do të jenë të mjaftueshme për të hequr qafe COVID-19, deri në atë masë sa që sistemet shëndetësore kombëtare të mund të plotësojnë nevojat, në këtë rast SHBA.

Kjo do të thotë se masat e izolimit shoqëror që janë marrë mund të sigurojnë që epidemia të zvogëlohet gjatë verës së ardhshmepor gjithashtu mund të çojë në një ‘ringjallje të mprehtë’ të virusit vjeshtën e ardhshme. Dhe kjo situatë do të përsëritet deri në të paktën 2022, siç parashikojnë studiuesit.

Propozimi i tyre është rritja e kapacitetit të kujdesit spitalor, konkretisht Njësitë e Kujdesit Intensiv, që përveç zvogëlimit të kohëzgjatjes së epidemisë, do të sigurojë që pacientët me sëmundje serioze të mbahen gjallë.

Në veçanti, studimi thotë se një periudhë e vetme e izolimit shoqëror, karantina në të cilën jetojmë, nuk është e mjaftueshme për të parandaluar rënien e sistemit shëndetësor nga epidemia e koronavirusit në të ardhmen. Mbani në mend, kjo lë një pjesë të madhe të popullatës “të prekshme” ndaj sëmundjes në të ardhmen.

Nëse nuk përdoren strategji alternative, zgjidhja e vetme për të shpejtuar përfundimin e epidemisë është rritja e kapacitetit të sistemit shëndetësor, domethënë, më shumë shtretër dhe njësi në kujdesin intensiv. Në këtë mënyrë shumë njerëz do të sëmuren në secilën “valë”, por do të marrin kujdesin e nevojshëm.

Siç shpjegojnë shkencëtarët nëse izolimi zbatohet me kohë, pasi shanset për “ringjalljen” e virusit në të ardhmen mund të jenë të mëdha, nuk është njësoj sikur të mos kishim marrë masa që nga fillimi!

360grade.al

Loading...
loading...











Loading…


loading…