Jemi popull servil, i përulur, interesaxhi…


Nga Mentor Kikia

Enver Hoxha duhet të jetë njeriu të cilit i janë kënduar më shumë këngë se çdokujt tjetër në botë. Me isopolifoni, saze, këngë qytetare, me daulle e çifteli, e deri tek këngët e festivaleve i janë thurur lavde udhëheqësit komunist.

Madje, disa prej tyre vazhdojnë ende të dëgjohen dhe në YouTube, ku kanë miliona shikime.StrugaLajmStrugaLajm

Pasi e tërhoqëm Enverin zvarrë, shqiptarët nuk hoqën dorë nga të kënduarit për udhëheqësit. I thurën shumë këngë Sali Berishës, shumë të dedikuar ndërtimit të rrugës së kombit. I thurën këngë Fatos Nanso e Ilir Metës. Në grackën e delirit, ra edhe ai që dukej më ekstravagant, Edi Rama. Më të fundit këngë ia kënduan ata të Lumit të Vlorës, aty në rrugë. Edhe ata për ndërtimin e rrugës.

Me sa duket, në Shqipëri kënga kushton shumë lirë. Shqiptarët i kanë kënduar edhe Sudes dhe Rrapush Xhaferrit; i kanë kënduar ministrave dhe deputetëve.StrugaLajm

Në një tregim, Kadare thotë se kënga kushton shtrenjtë dhe personazhit të tij iu desh të vritej që t’i ngrihej një këngë. Por, shqiptarët e kanë ulur fare pazarin tani.

Popull servil? I përulur, interesaxhi, a çfarë dreqin t’ia vësh emrin? Askund nuk u këndohet udhëheqësve politikë si këtu. Dhe kujt, udhëheqësve që sot duhej të ishin në burg për çfarë kanë bërë në këtë vend.

Kur shikon sjelljen me politikanët, kupton se nuk ishte rastësi që në Shqipëri ishte instaluar diktatura më e egër dhe ku burgjet mbusheshin me njerëz që ankoheshin në radhën e qumështi se s’kanë ç’të hanë.

Kemi qenë dhe jemi në vetë që kontribuojmë në ngritjen e kultit të individit dhe diktatorëve. Në fund të fundit cilit nuk do t’i pëlqente që edhe të vidhte edhe ti ngrinin këngë?

In : Aktuale

Loading...
loading...