Jeta luksoze e të rinjve nga Tirana(Foto)

Derisa këto ditë është duke mbretëruar mot me shi dhe erëra të forta, dhe qytetarët kanë filluar të nxjerrin nga dollapët rrobat e trasha, një gjë të tillë nuk e kanë bërë një grup të rinjsh nga Tirana, shkruan Daily Mail.

Mediat angleze i kanë kushtuar fokus të veçantë edhe llogarisë “Rich Kids of Tirana” në Instagram, që numëron 15 mijë ndjekës, transmeton Telegrafi.

Edhe kjo llogari si shumë tjera, publikojnë fotografi të ndryshme që tregojnë jetën luksoze që e bëjnë të rinjtë e familjeve të pasura, ku nuk hezitojnë të shfaqin veturat luksoze, gardërobën por edhe tufat me para.

Në disa imazhe të postuar më poshtë, ata madje kanë shfaqur frymë patriotike, duke mbuluar veturat luksoze me flamurin kuq e zi.

Por, kur flitet për luks është e pamundur të mos ekspozohen orët e shtrenjta, pishinat private e pushimet luksoze në vende tropikale.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...