Jeton Hoxha dhe Ilir Lluka sjellin një mbremje muzikore ndryshe në Strugë

Performaca e mbrëmshme në pallatin e kulturës në Strugë ‘Vowel’ (Zanore) me Jeton Hoxhën dhe Ilir Llukën u fokusua te praktikat audio-pamore e dy artistëve, të cilët, mbi të gjitha, mund të konsiderohen si kompozitorë të muzikës elektronike bashkëkohore. Për ata, puna me tingullin është një mënyrë hulumtimi midis kufijve të muzikës dhe imazhit, gjuhës, hapësirës dhe perceptimit.
Eksperimentale dhe herazi abstrakte, punët e tyre, të krijuara duke përdorur të dhëna nga kërkimet në terren dhe elemente të shkëputura nga realiteti, kanë për qëllim të sfidojnë dhe ndryshojnë kuptimin dhe perceptimin e realitetit të shikuesve.


Loading...
loading...