Jeton Shaqiri:Është lehtë që te flasësh për gjithçka dhe kurr të mos veprosh

Tre arsyetime logjike si përgjigje për tre qëndrime të pa arsyeshme dhe joqytetare.

I / të nderuar:

  1. Automjeti i Ndihmës së shpejtë do të arrijë në Spital nëpërmjet rrugës “Marks Engels” dhe rr.“Kongresi i Manastirit” dhe do “humbasi” në kohë për vetëm rreth 500 metro, që i bie jo më shumë se dy apo tre minuta (edhe atë në kohën kur ka më shumë qarkullim)
  2. Për herë të parë bëhen “Korsi për Biçikleta” gjë e cila është pjesë e rëndësishme dhe risi për qytetin tonë , e që ka për qëllim që përveç se të lehtësoj komunikacionin (duke patur parasysh që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve strugan kanë biçikileta dhe kanë traditë për të ngarë biçikletat) nga ana tjetër të krijoj imazhin e një qyteti që dëshiron që të ulë ndotjen, kurse e fundit është fakti që viteve të fundit është shtuar numri i turistevë holandez apo nga vendet e tjera e që e kanë pjesë të kulturës së tyre këtë llojë qarkullimi dhe shpesh i kemi parë duke marr me qera biçikleta në qytetin tonë. Dje dhe sot jemi dëshmitar të shfrytëzimit të hapësirës së re nga shumë qytetar dhe turist dhe shpresoj që këto hapësira të shtohen në të ardhmen.
  3. Një qëllim tjetër i rrugës me një korsi është që edhe turistët dhe të huajtë të kenë orientim për t’u kthyer nga rruga e liqenit dhe për të dalë nga rruga e Euro Hotelit dhe në të njëjtën kohë do të qarkullohet për të ulur qarkullimin në rreth rrotullimin kryesor të rrugës së Qafëthanës.

Të nderuar pa dallim të bindjeve tuaja dhe tona politike Struga do të jetë në shërbim të qytetarëve të saj, mërgimtarëvë si edhe turistëve që janë pjesë e përditshmërisë sonë.StrugaLajm

I ftojmë të gjithë, sidomos ata të cilët bëjnë komunikata në rrjetet sociale të mbështesin zhvillimin urban të Strugës dhe për fund ju ftoj të shihni qytete të tjera por dyshoj në mundësit tuaja të bëni vlerësim europian. Merrni mundimin dhe shkoni deri në qytetin e Ohrit për të bërë këtë vlerësim dhe njëkohësisht analizoni vet se sa kohë i duhet Ndihmës së shpejtë për t’u kthyer në spital, pastaj se sa shumë ndotet qyteti nga rrugët me një korsi dhe pastaj për fund pyesni turistët që vijnë nga vendet e ndryshme të Europës dhe qytetarëve të qyteteve tjera se si e gjejnë daljen nga qyteti i Ohrit.
Ndërkohë, ju lusim që të mos e harroni faktin se në Ohër dikush nga partia e juaj menaxhon me pushtetin lokal.StrugaLajm

Ngelemi me të mira.

Doc.Dr.Jeton Shaqiri
Drejtor i Ndërmarjes Publike “Proaqua” Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...