Ju faliminderit për tradhtinë!

Shkruan Burim Istrefi

Na thirri atdheu dhe ne ju pergjigjëm thirrjes sa mundëm për ta mbajtur Strugën gjallë dhe të flasi shqip duke u munduar me mishë dhe me shpirtë.Votimet mbaruan mirpo turpi dhe tradhtia që na u bo veçanërisht ne mergimtarëvedo të na mbetet kujtim nga tradhtarët gjatë gjithë jetës posaqërisht mua dhe atyre 2 mijë mërgimtarëve që erdhën në vendlindje për të dhënë kontribut për ta dënuar me votë zullumin që i kandisej Strugës.Kanë thënë të motq’mit tanë:Me djallin vështirë se fiton,ngase ai nuk është i vetëm në luftë por i mashtron edhe të tjerët!Na doli që të parët tanë kanë patur të drejtë ngase historia përseritet dhe sa herë që përmenden Shqiptarët aty gjithmonë përmendet edhe tradhtia që na bëhet shekuj me rradhë.Mëkat ju qoftë atyre te cilët bënë pakt me djallin vetëm për të na turpëruar ne duke mos kursyer as mundin tonë që dhamë që Struga mos bjerë në dorën të atyre që shkatërruan tetë vite me rradhe gjithçka për interesin e tyre personal.Te gjitha kaluan mirpo turpin,malltretimet edhe ate dy herë që përballuam edhe pse nuk e kursyem as edhe jetën tonë nga rruga e largët kurrë nuk do të mund ta harroj.Duke menduar se duhet mbrojtur Strugën nga ata që e rrënuan dhe nuk kursyen as edhe gurët e sajë,erdhëm për te dhënë kontributin tonë duke i dhënë votë Shqiponjës dy krenare Ziadin Selës.
Nuk na munguan as edhe shantazhet,kercnimet duke pranuar telefonata me numra privatë duke na kërcënuar se dikush nga ne edhe mund ta humbë jetën në qoftë se vazhdojmë të kontribojmë për të fituar personi që gati nuk e pagoj me jetë koston në parlamentin sllavo-maqedon më datë 27 prill nga huliganët sllavë.A nuk u turpruat fare që ja falët fitoren atijë që në ndihmë i erdhi personi i cili ka udhëhequr ministrinë e mbrendshme gjat luftës 2001 kundër ne Shqiptarëve !Asnjëherë në jetë nuk kisha parë kaq shumë forca speciale dhe polici në vendin tonë gjatë gjithë jetës prej kur e mbaj mend veten time.I pamë të gjitha gjërat me sytë tanë se si policia bashkë me njësitë speciale shkonin në çdo shtab zgjedhor dhe gati ne çdo fshat me popullsi etnike maqedone duke shpërndarë propaganda të rreme,në qoftë se fiton Ziadin Sela nuk do të ketë jetë më për popullin maqedon në Strugë.Dhe ja më në fund ja arritët qëllimin mirpo mos harroni se gjithçka në jetë paguhet,vetëm se kësaj rradhë çmimi do të jetë shumë më i shtrentë nga rradhët tjera.Kthim mbrapa më nuk ka ngase numrat flasin se Shqiponja u sulmua nga të katër anët,nga hijenat e shtetit dhe tradhtarët shqipfolës vetëm për të marrë ate që nuk u takon.Un për vete jam krenar ngase dora ime votoj atë që flet Shqip dhe frymëzon Shqip dhe punojë Shqip.Dhe dijeni se ne mërgimtarët gjithmonë do jemi pranë atdheut tonë me mishë dhe me shpirtë,jo vetëm sotë por sa herë ka nevojë për bijtë e vetë për ti bërë ballë zullumit që na ka kapluar vendin tonë që të parët tanë e kan paguar me gjakë dhe viktima…..Me respekt.Burim IstrefiStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...