“K.F.Veleshta” bëhet me bluza supercilësore,kontribut i dy veleshtarëve nga Zvicra

Të nderuar veleshtarë, sot prezantojmë para jush uniformën e re të klubit tonë futbollistik Veleshta. Bluzat e reja të dizejnuara nga brendi i mirënjohur botëror NIKE. Këto bluza supercilësore të përdorura edhe nga ekipe të ndryshme të Bundesligës dhe të tjerëve janë dhuratë për skuadrën tonë nga kompania B&L Baumanagment me qëndër në Zvicër me pronarë z.Edmir(Edi) Bojku dhe z.Madrid Lufi.
Në emër të fshatit Veleshtë dhe ekipit tonë, falenderojmë nga zemra Edmirin dhe Madridin të cilët edhe pse shumë larg nga vendlidja e tyre, me zemër dhe me vepra i qëndrojnë pranë Veleshtës dhe veleshtarëve.
” Zoti i bekoftë të gjithë ata që vazhdojnë traditën dhe misionin për Veleshtën me dinjitet dhe krenari.Faleminderit”thuhet në njoftimin e Klubit Futbollistik të Veleshtës.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...