Ka ndërruar jetë Faiz Ferati nga Struga , ikona e radio dhe televizionit të Prishtinës

Ka ndërruar jetë Faiz Ferati një nga pionerët e gazetarisë radiofonike dhe televizive në Maqedoni dhe Kosovë. Faiz Ferati ka ndërruar jetë dje në Strugë në moshën 80 vjeçare. Faiz Ferati ka lindur në Kalishtë të Strugës,ndërsa karrierën gazetareske e ka nisur në Radio Shkupin për ta vazhduar në Televizionin dhe Radio Prishtinën duke u portretizuar si një nga zërat që la një trashëgimi të çmuar në median më të rëndësishme të Kosovës në ato vite. Jeta profesionale Faiz Feratit karakterizohet nga vetë ngjarjet dhe kalvari që kaloi populli i tij, pasi me mbylljen e RT të Prishtinës ai nuk pranon të vazhdojë punën në direktivën e pushtetit okupues serb dhe rikthehet në Strugë. Ai për shumë vite jetoi ndërmjet Strugës, Kosovës dhe Amerikës.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...