Ka vdekur një puntor në Strugë

Një punëtor ndërtimor ka vdekur nga goditja elektrike dje derisa ka vendosur ullukë të një shtëpi në Strugë.

MPB kumtoi se dyzet e katërvjeçari G.M. së bashku me vëllain e tij A.M. dhe me M.P., të gjithë të punësuar në “AMG Dizajn 2013”, kanë vendosur ullukë në një shtëpi në Strugë, me ç’rast me ulluk ka prekur në telin elektrik nga linja transmetuese e cila ka kaluar në lartësi prej rreth 2,5 metra në tarraca ku ndodhej, ka marrë goditje elektrike dhe ka rënë.StrugaLajmStrugaLajm

Nga ana e ekipit të Ndihmës së shpejtë mjekësore i është dhënë ndihmë mjekësore, pas ç’farë është transferuar në spitalin në Strugë, ku është konstatuar vdekja. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i policisë së Strugës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të vdekurit i është dorëzuar familjes.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...